Lajme

Vazhdojnë diskutimet për koalicion LVV dhe LDK

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Negociatat LDK – LVV momentalisht janë duke u zhvilluar në nivel tematik dhe pjesë e këtij takimi, i cili u zhvillua në selinë e Vetëvendosjes, ishin: Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Arben Gashi dhe Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Sami Kurteshi e Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë mbajtur takimin e katërt me radhë në kuadër të negociatave për të arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës. Temë e këtij takimi ka qenë sundimi i ligjit dhe siguria. Kështu ka njoftuar ish-deputeti i LDK-së Arben Gashi, për të cilat siç ka thënë ai ka pasur dakordim të plotë mes partive.

“Diskutuam për t’i harmonizuar programet tona. Temat që u diskutuan kanë të bëjnë për sigurinë, për sigurinë e jashtme, për Ushtrinë e Kosovës, për ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës dhe për përgatitjen e saj në afatin optimal për t’u anëtarësuar në NATO, për sigurinë e brendshme që ka të bëjë me sigurinë në trafik, për sigurinë publike e për sigurinë e pronës”, ka deklaruar Gashi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat