Sport

Vashat e Kosovës përmbysin Estoninë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës në futbollin e femrave ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të kampanjës kualifikuese për “EURO 2021”, teksa në udhëtim e ka mposhtur Estoninë me rezultat 1-2, raporton Gazetasheshi.com.

Fillimisht estonezet kishin kaluar në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes përmes futbollistes Loo që kishte realizuar nga penaltia.

Më pas ishte koha për futbollistin Modesta Uka, e cila shkëlqeu në këtë përballje. Sulmuesja e Sturm Graz realizoi fillimisht në minutën e 44-të për ta barazuar rezultatin dhe në pjesën e dytë shënoi edhe një gol në minutën e 56-të për ti dhënë “Dardaneve” edhe një fitore tjetër të rëndësishme.

Kjo ishte fitorja e dytë për vashat e Afërdita Fazlisë që tashmë kanë 6 pikë nga tri ndeshje në grup.

Ndryshe, selektorja Afërdita Fazlija ka startuar me këtë përbërje: Leci, Shala, Halilaj, Syla, Hisenaj, Shala, Biqkaj, Limani, Reçica, Mehmeti, Uka.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv