Lajme

Vasfije Krasniqi ia tërheq vërejtjen Qeverisë Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, i ka tërhequr vërejtjen qeverisë Kurti në lidhje me bisedimet dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.

Krasniqi, derisa po qëndron në Amerikë i ka reaguar Qeverisë Kurti, duke thënë se nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë duke shkelur mbi dhimbjen e viktimave.

‘’ Nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë duke shkelur mbi dhimbjen e viktimave’’, tha Krasniqi.
Kujtojmë se Vasfije Krasniqi është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila ka dalur duke folur hapur për atë çka kishte ndodhur nga forcat serbe.

Ajo vazhdimisht ka përsëritur qëndrimin e saj në lidhje me raportet me Serbinë, derisa si deputete ka thënë se do kontribuoj në këtë drejtim duke kërkuar drejtësi për viktimat e luftës, e në veçanti viktimat e dhunës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia