
Pak ditë më parë konfirmoi largimin e tij përfundimtar nga sporti në moshën 35-vjeçare. Gjithsesi, ish-mesfushori holandez Wesley Sneijder i ka idetë e qarta.
Në një intervistë për “Telegraph”, ish-mesfushori tha se e ardhmja e tij do të jetë sërish përreth futbollit. Duke përfituar nga njohjet e shumta, ai do të nisë të bëhet menaxher i lojtarëve.
“Do të punoj për agjentin tim Guido Albers. Për momentin kjo më duket zgjidhja më e lehtë për mmua. Gjithsesi, kjo nuk është rruga më e shkurtër. Ky është një hap i madh përpara për mua, pasi është një risi”, tha Sneijder.