Sport

VAR-i në Superligë! Nuza flet rreth përdorimit të tij dhe sqaron si do të ndikojë në ndarjen e drejtësisë

Më pak se 24 orë na ndajnë nga fillimi i sezonit të ri të Superligës së Kosovës, i cili do të fillojë të shtunën (nesër). Federata e Futbollit të Kosovës dhe klubet e Superligës tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit.

Ky sezon do të jetë më ndryshe nga të tjerët për shkak se do të aplikohet sistemi VAR.

Për herë të parë u aplikua në ndeshjen e Superkupës që u zhvillua ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Përdorimi i VAR në elitën e futbollit tonë sigurisht se ka bërë bujë dhe do të jetë një lehtësim për gjyqtarët, të cilët përsëri do jenë në qendër të vëmendjes.

Për të folur rreth aplikimit dhe të mirat që sistemi VAR ka, Insporti ka bërë një interviste me gjyqtarin Genc Nuza, i cili është edhe instruktor i licencuar nga FIFA për VAR.

Insportin mëson se në ndihmë të gjyqtarëve do të jenë vetëm 6 kamera, të cilat do të japin pamje më të qartë për ekipin e VAR-it.

Po ashtu edhe në Shqipëri këtë sezon do të fillojë aplikimi i VAR dhe numri i kamerave do të jetë i njëjtë me Kosovën.

Ndërsa, për aplikimin e mirëfilltë të VAR do të duhej minimum të jenë 20 kamera.

Kushtet e stadiumeve në Superligën e Kosovës nuk kanë lejuar krijimin e dhomave, por VAR do të jetë mobil.

Gjashtë herë gjyqtari më i mirë në Kosovës, Nuza, sezonin do ta fillojë me ndeshjen Drenica – Gjilani, ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim të orës 17:00 në stadiumin “Bajram Aliu”.

Më poshtë mund të lexoni intervistën me gjyqtarin Genc Nuza për sistemin VAR në Superligën e Kosovës.

Insporti: VAR që nga nesër edhe në Superligë, çka do të thotë kjo për gjyqtarët?

Nuza: Fillimisht më lejoni që ti’ uroj të gjithë kolegët për një punë dhe përkushtim të shkëlqyshem gjatë kësaj periudhe të trajnimit e cila ishte mjaftë e vështirë dhe duhet permendur besimin dhe vendosmërin e kryetarit Agim Ademi për ta futur sistemin VAR dhe ja që nga ndeshja e Superkupes dhe nga nesër ne do të kemi sistemin VAR për një kohë rekord nga të gjitha shtetet tjera që e kanë këtë sistem. Kjo do të thotë shumë, jo vetëm për gjyqtarët por për të gjithë futbollin e Kosovës.

Insporti: Gjyqtarët e Superliges janë kritikuar jashtë çdo mase sezonet e kaluara, tani me VAR, a mendon se do të ndryshojnë gjërat?

Nuza: Ne jemi kritikuar shumë por në shumicën e rasteve pa të drejtë. Një gjë duhet të dihet VAR si sistem nuk është ardhë në botën e futbollit t’i eliminon gabimet e gjyqtarëve por t’i minimizojë dhe kjo shihet edhe në bazë te statistikave ku reth 99% është saktesia e vendimeve në kampionatin evropian që do të thotë është e pamundur të arrihet 100% . Po ashtu duhet ditur të gjithë se VAR ka një protokoll të cilin e ndjekin gjyqtarët dhe dihet që VAR është futur në futboll për gabime të dukshme dhe të qarta që mund te mos i shohin gjyqtarët në fushë në 4 raste siç janë: Golat, penalltitë, kartonat e kuq direkt dhe humbja identitetit te lojtarët. Duhet të kemi mirëkuptim edhe nga lojtarët, trajnerët sepse VAR është risi për gjithë botën e futbollit po ashtu edhe per ne dhe me kalimin e kohës edhe ne do ta aplikojme edhe me mire siç kanë bërë shtetet tjera.

Insporti: Kushtet infrastrukturore që kanë stadiumet në Kosovë, vetëm “Fadil Vokrri” që është në një nivel më lartë, a mendoni se sistemi VAR do të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumet tjera?

Nuza: Ekipi i VAR të cilin e ka krijuar FFK ka bërë të gjithë përgatitjet për fillimin e garave dhe stadiumet të cilat do të zhvillohen ndeshjet janë pranuar për t’u përdorur sistemi VAR. Fushat janë kalibruar sipas standarteve të cilat i kërkon FIFA dhe nuk do të kemi asnjë problem vetëm se duhet mirëkuptim në disa raste që mund të ndodhin gjatë ndeshjeve, sepse e ceka se VAR është risi për gjithë botën e futbollit.

Insporti: Sa do të jetë më ndryshe për ty ndarja e drejtësisë me implemitimin e VAR?

Nuza: Për mua dhe kolegët thuajse do të jetë njëjtë spepse une do të mundohem të përdori VAR sa më pak dhe kjo është idea të kemi sa më pak raste të rishikimit sepse ne duhet të marrim vendime në fushën e lojës por kur ne kemi ndonje lëshim atëherë normalisht që do të kemi mundësi tjeter ta përmirësojmë atë duke marrë vendimin e drejtë dhe të saktë.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar