Sport

Van Dijk: Isha pranë vdekjes, nisa të shkruaj testamentin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Virgil Van Dijk është sot një nga mbrojtësit më të fortë, por në një intervistë për mediat pas përfundimit të ceremonisë në Milano, holandezi ka zbuluar se ka qenë shumë pranë vdekjes.

Bëhej fjalë për një situatë delikate që i kishte ndodhur në vitin 2012, kur luante me Groninngenin në Holandë dhe kishte shkuar në spital me dhimbje të forta barku e ishte diagnostikuar me apendiks, peritonit dhe infeksion të veshkave.

“Isha pranë vdekjes dhe mendova më të keqen, ndaj fillova të shkruaja testamentin. Në shumicën dërmuese të rasteve të tilla, pacienti vdes, ndërsa në spital unë shikoja tuba të lidhura me trupin tim dhe nuk mund të bëja asgjë. Fillova të shkruaja testamentin, që në rast se do vdisja, të ndaja një pjesë të parave për mamanë time. Askush nuk donte të mendonte për fundin tim në ato momente, por unë duhet ta bëja”, zbulon Van Dijk.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv