Sport

Valon Zymberi “godet” Ballkanin: Morën para për ndërrimin e fushës, por nuk e bën atë

Në futbollin kosovar edhe më tutje problemi kryesor është infrastruktura ku ekipet përballen me kushte të vështira.

Për këtë temë kanë debatuar mbrëmë në emisionin “EuroDueli” në RTV Dukagjini.

Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka thënë se Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar mjetet financiare për klubin e Llapit dhe Ballkanit, por që Ballkani nuk ka filluar edhe më tutje ndërrimin e tapetit.

“Kur ne ishim një takim me ekipet e Superligës para dy viteve, unë kam bërë kërkesë që pas dy viteve mos të ketë fusha me bari sintetike, pikërisht për shkak të lëndimeve të mëdha. Drita ka bërë kërkesë që stadiumi i Ballkanit, Llapit dhe atë kohë i Ferizajt, FFK-ja le t’i suporton me mjete financiare që të ndërrojnë tapetin. Pas një viti është miratuar ky vendim dhe ju kanë leshu mjetet financiare Ballkanit edhe Llapit. Llapjanët kanë filluar me ndërru tapetin, kurse Ballkani jo. Por, tashmë është problemi që janë futur edhe dy ekipe të Ligës së Parë që janë me bari sintetik dhe ky vendim është shtyrë”, ka thënë Zymberi në emision.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit me këtë këngë

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!