Lajme

Valon Syla zbulon disa nga emrat e kandidatëve të PDK’së, për kryetar të komunave

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka zbuluar disa nga emrat e kandidatëve për kryetar të disa komunave, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Sipas tij Bedri Hamza do të jetë kandidat i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Uran Ismaili kandidat për Prishtinë dhe Shaqir Totaj për Prizren, shkruan Gazeta Metro.

Në fund të vitit në Kosovë pritet të mbahen zgjedhjet komunale.

Disa nga partitë tashmë kanë filluar të zbulojnë se cilët janë kandidatët për kryetar në disa komuna.

Mirëpo një gjë të tillë ende nuk e ka bërë zyrtarisht PDK, derisa gazetari Valon Syla nga burimet e veta ka zbuluar disa nga emrat e kandidatëve për kryetar të komuna nga kjo parti.

Syla në Pressing ka treguar se nënkryetari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza pritet të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës.

“Me sa kemi informatë, PDK në Mitrovicë do të kandidojë me Bedri Hamzën, në Prizren me Shaqir Totajn, në Ferizaj me Agim Aliun, në Prishtinë me Uran Ismailin”, ka bërë të ditur ai.

Gazetari Syla tutje ka thënë se këta pritet të jenë ‘plumbat’ kryesor të PDK’së në zgjedhjet komunale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”