Lajme

Valon Syla: Ju kam thënë se gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bëjnë shllajfa e shtyhen në autostrada, më shajshi

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas lajmeve se dy kosovarët që u dënuan për tejkalim të shpejtësisë në Shqipëri, i kishin marrë me qera në Zvicër veturat me të cilat po bënin gara.

Syla ka shkruar në Facebook se kishte thënë mëmoti se gërrnaçat (siç i quan ai një pjesë të mërgimtarëve) i marrin veturat me qera dhe bëjnë gra nëpër autostrada.

“Ju kom thonë që gërrnaçat me kerre të ‘rent a car’ bojnë shllajfa… edhe shtyhen nëpër autostrada. Më shajshit. Hajt se bindeni. A pi mshoni boksit te Ministria e Kulturës?”, ka shkruar Syla.

Ndryshe, dy kosovarët janë dënuar të martën nga policia e Fierit, për tejkalim të shpejtësisë në autostradë.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se njëri nga ta po voziste veturën e tipit Lamborghini, ndërsa tjetri BMW.

Ata nuk u ndalën në radarin e policisë, por u kapën nga këta të fundit në një postbllok tjetër.

Ndërkohë që mediat zvicerane kanë bërë të ditur sot se veturat të cilat kanë qenë duke i vozitur kosovarët, janë marrë me qera në Zvicër, atje ku edhe jetojnë ata.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet