Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin

Analisti Valon Syla ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila kërkoi nga mediat që të reagojnë për përgjimet e publikuara nga një medium që është hapur së fundi.

Sipas Sylës, ky medium është hapur nga Lëvizja Vetëvendosje, “për me gjuajtë shtriga”. Ai ka përmendur edhe emrin e Xhelal Sveçlës e Haki Abazit, duke thënë se kanë lidhje me këto përgjime.

“Vetëvendosje e ka hap një media pardje për me gjujtë shtriga. Tash Albulena po ankohet pse mediat s’po i qesin përgjimet shantazhuese të Xhelal Sveçlës dhe Haki Abazit, ndaj zyrtarëve shtetëror. Pse mediat kosovare, nuk i besojnë kësaj skeme? Sepse është taktikë në stilin serbo-rus sikur shkruan tablloidi Kurir dhe e shkarkon Vucici pas 1 jave… dhe askush s’po pyet kush ishte përgjuesi. A ishte intelegjencë kosovare, apo e huaj? Prej kur biznismentët janë përgjues, e IT’të Kryeredaktorë mediash me pushtetin”, ka shkruar Syla./Gazeta Express

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën

Lajme

Kjo është mosha e 19 viktimave që humbën jetën nga virusi

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi