
Sampdoria është e interesuar që ta rikthejë Valon Berishën në Serie A
Mesfushori kosovar po tregon paraqitje fantastike me skuadrën franceze, Reims, aty ku është titullar i padiskutueshëm, shkruan Reporteri.net
Berisha në të kaluarën ka qenë pjesë e Lazios në Serie A, por pa arritur që të lë gjurmë, shkaku edhe i lëndimeve të shpeshta.
Tani mediat italiane raportojnë se Berisha po vëzhgohet nga Sampdoria, e cila është e interesuar për shërbimet e yllit kosovar.
Ndryshe, Berisha u transferua te Reims gjatë afatit kalimtar të verës.