Sport

Valon Berisha flet pas golit që ia shënoi me kokë Strakoshës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Futbollisti kosovar është duke e rikthyer formën e dikurshme dhe beson se Lazio do ta ketë një sezon edhe më të mirë.

Valon Berisha po mendon për sezonin e ri me Lazion.

Futbollisti kosovar ka folur pas ndeshjes miqësore që e zhvilloi me ekipin e të rinjve – Primavera.Berisha beson se Lazio do ta ketë një sezon më të mirë dhe më pozitiv, ndërsa ka folur edhe për gjendjen e tij aktuale.

“Kjo ndeshje ishte e rëndësishme, të dielën do ta kemi një ndeshje të vështirë në udhëtim. Sampdoria është një skuadër e mirë. Ky test ishte për të na mbajtur në formë, ndërsa më pas të gjitha ndeshjet do të jenë të komplikuara. Është e rëndësishme të jemi mirë në aspektin fizik”, ka thënë fillimisht mesfushori kosovar për “Lazio Style Channel”.

“Kemi shumë lojtarë kualitativë, ka një ‘tiki-taka’ të mirë, skuadra është ngritur dhe po shkon lartë. Kjo është mjaft e rëndësishme, nëse arrin ta rrëmbesh topin dhe mund të jesh i rrezikshëm për të shënuar gol. E shoh këtë diferencë në krahasim me sezonin e kaluar. Është e vështirë për skuadrat tjera nëse bëjmë presion të lartë dhe nëse luajmë mirë. Edhe me harkime jemi mjaft të rrezikshëm”, e analizon Berisha lojën e Lazios.

Ai e shënoi një gol të bukur me kokë në këtë miqësore.

“Jam mirë, jam duke ushtruar çdo ditë, nuk jam më jashtë”, nënvizoi ai.

“Goli? Për mua ishte e bukur, edhe për faktin se koka nuk është kualiteti im më i mirë. Ishte një top mjaft i mirë nga Patric dhe kështu arrita t’i shënoja gol shokut tim, Strakosha”, përfundoi Berisha.

Futbollisti kosovar u rikthye javë më parë në përgatitje pas lëndimit që e kishte pësuar, i cili e kishte lënë jashtë fushave të blerta nga muaji prill.

Berisha mund të jetë edhe në dispozicion të Kosovës për ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke më 7 dhe kundër Anglisë më 10 shtator.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv