Sport

Valon Behrami përjashtohet nga skuadra

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Valon Behrami, që u transferua me shumë bujë para fillimit të këtij edicioni te Sioni, është përjashtuar të premten nga ekipi i parë, ka njoftuar gazeta zvicerane “Blick”.

Trajneri i Sionit, Stephan Henchoz, nuk e ka përfshirë Behramin për ndeshjen derbi kundër Young Boysit që luhet të shtunën (sot) prej orës 19:00 në kuadër të xhiros së shtatë.

Te Sioni kanë thënë se nuk është e sigurt që pas kësaj ndeshjeje, Behrami do të kthehet në ekip.Klubi është munduar të arsyetojë përjashtimin e Behramit me faktin se rrezikon lëndimin, shkruan sot Koha Ditore.

“Behrami nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e ardhshme për shkak se mund të lëndohet, pasi luajmë në fushë me bar artificial. Për këtë arsye nuk ka luajtur as në ndeshjet e tjera. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat pas këtij takimi përpara se të kthehet në ekip. Përfundimisht, si ekip kemi nevojë për Valonin”, ishte përgjigjja e Sionit për mediat zvicerane.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv