Lajme

Valbon Krasniqi tregon kur pritet të vijë vaksina anti- Covid në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se edhe pse nuk ka një datë të saktë se kur do të vijë vaksina në Kosovë, meqë kjo është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, vaksina pritet të jetë e disponueshme në muajt e parë të vitit 2021.

“Shpresojmë që shumë shpejt që përmes vaksinizimit të vijmë te përfundimi i pandemisë. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë bërë përpjekje për të arritur te sigurimi i vaksinës. Pra, unë s’mund ta them saktë, por shpresojmë ta kemi në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Krasniqi ka thënë se ka një garë mes shteteve të mëdha dhe të vogla në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, por se Kosova nuk do të mbetet jashtë saj.

Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin edhe vaksinën kundër gripit sezonal për të ndihmuar në imunizimin e popullatës.

Ndërkaq, për dyshimet se a duhet marrë ose jo vaksina, Krasniqi ka thënë se kjo nuk duhet të jetë më çështje dhe si arsye dha se çdo bar ka efekte anësore, por që s’do të thotë se nuk duhet konsumuar.

Krasniqi ka folur edhe për situatën aktuale me epideminë në spitalet e Kosovës duke njoftuar se ajo është më e qetë aktualisht, megjithëse ka një numër të madh të të hospitalizuarëve.

“Periudhën më të ngarkuar e kishim javën e fundit të nëntorit ku kishim 1010 pacientë. Sot ka rënë ky numër në 650 të hospitalizuar, por edhe ky numër është i lartë për kapacitet tona. Është dashur të bëjmë një riorganizim të stafit shëndetësor. Tani kemi shtuar më shumë se 1000 infermierë dhe qindra mjekë që merren me trajtimin e pacientëve me COVID-19”, tha Krasniqi në Info Magazine.

Krasniqi njoftoi se mungesa e ilaçit Fraxiparinë nuk është më problem, meqë janë furnizuar në dy ditët e fundit me sasi të mjaftueshme.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Kush sipas Afrim Muçiqit po derdh “lot krokodili” për gurbetqarët?

Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës elektrike në këto vende

Lajme

Zyrtari i LDK-së reagon pas publikimit të përgjimit ku Nagavci flet për Osmanin: Kuku çka i boni vetit

Lajme

Pse t’mos dalim edhe të bukur në fotot për 14 Shkurtin: Kurti, Vitia, Konjufca