Lajme

Vaksina antikovid – ja kur do t’i kthehemi jetës normale

Profesori Ugur Sahin deklaroi sot se jeta mund të kthehet në normalitet në Britani të Madhe, Europë dhe SHBA deri në “mes të vitit të ardhshëm”.

Shkencëtari që qëndron prapa vaksinës Pfizer ka thënë se njerëzit në Britani të Madhe mund të vaksinohen kundër koronavirusit nga mesi i muajit të ardhshëm, përcjellë Klan Kosova.

Sahin, bashkëthemelues i firmës gjermane BioNTech, tha se vaksinat e para mund të shpërndahen për pacientët në të gjithë vendin në mes të dhjetorit, por ai shtoi se kjo do të varet nëse rregullatori i Britanisë së Madhe e licencon deri në atë kohë.

“Mesi i dhjetorit nuk do të thotë se situata do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Ky do të jetë një dimër i vështirë. Do të bëhet më keq para se të bëhet më mirë,” tha ai, duke shtuar se njerëzit mund t’i kthehen jetës normale nga mesi i vitit të ardhshëm.

Gjatë intervistës, për Sky news, profesori Sahin tha se efikasiteti i vaksinës 90% për parandalimin e COVID-19 është një “rezultat i jashtëzakonshëm”.

Profesori Sahin tha se ndërsa bota pret kontrolle sigurie dhe autorizime qeveritare, gjëja më e mirë që njerëzit mund të bëjnë është të mbajnë një maskë dhe distancën shoqërore.

“Gjithkush ka një përgjegjësi. Nuk ka të bëjë vetëm me qeveritë. Aspekti më i rëndësishëm është të mbash një maskë, të jesh i kujdesshëm dhe të shmangësh shumë njerëz që të jenë shumë të gjatë në një dhomë,” tha ai.

Bashkëthemeluesi i BioNtech, Ugur Sahin (55), thotë se ai parashikoi që koronavirusi të bëhej një problem global në janar.

I pyetur nëse do të marrë vaksinën, ai i tha Sky News: “Po sigurisht, do ta bëja ditën e parë që më lejohet.”

Profesori Sahin dhe gruaja e tij Ozlem Tureci, 53-vjeç, janë bashkëthemelues të firmës gjermane të bioteknologjisë që punon me Pfizer në një nga 12 provat kryesore të vaksinave antikoronavirus.

Të dy me origjinë turke, ata u takuan ndërsa punonin në onkologji në Gjermani, duke krijuar firmën e tyre të parë së bashku në vitin 2001. Ata themeluan BioNTech në vitin 2008, duke shitur kompaninë tjetër për 1 miliard funte në vitin 2016.

Kur në janar të këtij viti profesor Sahin u ndesh me një punim shkencor mbi një shpërthim të koronavirusit në Wuhan, atij i ra në sy se sa të ngjashme ishin ilaçet e tij të antitrupave për kancerin me ato të nevojshme për vaksinat e mundshme virale, përcjellë Klan Kosova.

BioNTech caktoi shpejt rreth 500 punonjës për të punuar në disa përbërje të mundshme, duke fituar gjigantin farmaceutik Pfizer dhe prodhuesin kinez të ilaçeve Fosun si partnerë në muajin mars.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fondacioni i Labit dhuron 10.000 mijë euro për boca të oksigjenit!

Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë