LajmeShow Bizz

Vajzat s’flasin mes vete, habit veprimi i babait të Ritës për Dua Lipën

Rita Ora dhe Dua Lipa janë në mesin e këngëtarëve më të njohura në botë. Por, ndonëse kanë prejardhje nga i njëjti shtet, ato s’flasin mes vete, shkruan Express.

Arsye për këtë besohet të jetë motra e Ritës, Elena. Sipas raportimeve të mediave, në fillet e karrierës, Dua, i kishte kërkuar ndihmë motrës së Ritës, por se ajo nuk i kishte ndihmuar.

Në një moment kur Dua ishte pyetur në një intervistë për raportin me Rita Ora, ajo kishe buzëqeshur dhe kishte thënë në mënyrë shumë diplomatike: “Prindërit tonë njihen, dhe unë pak a shumë njoh motrën e saj”.

Por, pavarësisht raportit mes vajzave, prindërit e tyre duket se gëzojnë raporte të mira mes vete.

Dukagjin Lipa dhe Besnik Sahatçiu e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale e s’janë të rralla as komentet mes tyre.

E pavarësisht raportit të së bijës me Duan, babai i Ritës e ndjek vajzën e mikut të tij në Instagram.

Por, Dua nuk ia ka kthyer “follow’in” atij. Ndërkohë, Dukagjini se ndjek fare Ritën në këtë rrjet social.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kështu do të duket grupi i ri parlamentar i PDK-së me 19 deputetë

Lajme

Grabitje në Prishtinë, Policia në aksion

Lajme

Kaq vota mori Agim Veliu në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lajme

Personat që tashmë kanë shpallur kandidaturat për kryetar komunash