
Janë bërë gjashtë vite nga vdekja e aktorit, Paul Walker dhe vajza e tij, Meadow, vazhdon ende ta kujtoj të atin.
20 vjeçarja ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ një foto të rrallë të aktorit të ndjerë, për të treguar për mungesën që ndjenë për të.
“Duke menduar për ty”, ishte mbishkrimi që ajo bëri mbi foton ku shihet ish-ylli i “Fast and Furious”.
Kujtojmë që Meadow është vajza dhe fëmija i vetëm i aktorit të njohur nga lidhja e tij me Rebecca Soteros./Indeksonline/