Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit: MPJ nuk po lejon të dërgojmë pako esenciale në Hagë

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi ka reaguar pasi që sipas saj, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim që pakot me gjëra esenciale të mos dërgohen në Hagë përmes MPJ-së.

Ajo përmes një postimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje ministres që të lërë anash inatet personale ose të përgjigjet për veprimet e saj.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kemi dërgu në Dhomat e Paraburgimit në Hagë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shëarz, paska marrë vendim që ato pako mos me u dërgu përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj”, ka shkruar Krasniqi.

Pakot me gjëra esenciale dërgohen zakonisht nga familjarët për ish-krerët e UÇK-së dhe të tjerët që po mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë

Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me apel për qytetarët