Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh prekës për babain

Sot janë bërë gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.

Për vajzën e Krasniqit, Gresën këta gjashtë muaj po duken si 600 vite.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se janë për këta gjashtë muaj Krasniqit është duke iu mohuar padrejtësisht liria.

 

”Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, ka shkruar Gresa.

Kujtojmë se më 4 nëntor, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin