Lajme

Vajza e infektuar me ethet e minjve në gjendje të rëndë

Një vajzë 8 vjeçare është infektuar me ethet e minjve, raporton Gazeta Express.

Ajo është e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK ku po merr trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Express u.d drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.

Ai ka thënë se gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë

“Gjendja e fëmijës është stabile por e rëndë edhe më tutje”, është shprehur ai.

Kujtojmë që edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot se është regjistruar rasti i parë për këtë vit me ethet e minjve.

Nga IKSHPK u kanë bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes.

Postime të ngjajshme
Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën

Lajme

Kjo është mosha e 19 viktimave që humbën jetën nga virusi