Lajme

Vajza dyshohet se vrau babanë, T7 raporton nga Gjakova

Dyert e shtëpisë po qëndrojnë të mbyllura. Krejt kjo pasojë e një ngjarje tragjike që ndodhi një ditë më parë, tani në këtë vend po mbizotëron qetësia.

Babë e bijë kishin angazhuar një kujdestare që të përkujdeset për ta, e cila i tha televizionit që nuk është në gjendje të deklarohet para kamerës.

Mirëpo Kujdestarja e familjes me inicialet V.N bëri të ditur se pasi telefonoi disa herë në shtëpi por nuk mori përgjigje, kur kishte shkuar në vendin e ngjarjes e kishte dy anëtarët e kësaj familje të shtrirë pa ndjenja në dysheme.

E menjëherë, ajo lajmëroi policinë për këtë rast.

Tani me rastin po merret Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Prokurori i rastit, Ramiz Buzhala, thotë se ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit, por që nuk mund të aprovohet për sa kohë e dyshuara është e shtrirë në psikiatri.

E sipas shefit të departamentit të psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, Zef Komani, gjendja mentale e të dyshuarës është shqetësuese.

Komani thekson se e njëjta ishte shtrirë në repartin e psikiatrisë edhe disa vite më parë, për shkak të disa problemeve psikike që ju ishin shfaqur.

Ndërkohë vite më parë familja kishte përjetuar edhe një tragjedi.

Vajza e vogël e të ndjerit ishte raportuar si e zhdukur, por më pas u gjet e vdekur.

video

Këtë e tregon Afrim Deda, fqinjë i familjes.

Ndryshe M.R kishte botuar disa libra si dhe ishte kryetar i shoqatës së intelektualëve së Jakoves për disa vite me radhë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Edhe gjashtë raste me koronavirus në Kosovë, shërohen 12 pacientë tjerë

Lajme

Zyrtari i lartë i VV-së: Ne kemi zbuluar formulën e fitorës që liderët e tjerë nuk e kanë

Lajme

Sa janë të kënaqur qytetarët me liderët? E para Vjosa, i dyti Albini, Thaçi i fundit

Lajme

Këto janë punët që paguhen më së shumti në Kosovë