Sport

Uzuni flet para ndeshjes me Prishtinën, zbulon nëse do të festojë në rast se shënon

Ferencvaros do të jetë kundërshtari i Prishtinës në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Për skuadrën kampione të Kosovës nuk do të jetë përballje aspak e lehtë, duke marrë parasysh përvojën e madhe që kanë kampionët e Hungarisë në arenën ndërkombëtare.

Te 32 herë kampionët e Hungarisë luan edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, i cili shënoi 15 gola dhe shtoi 6 asistime në sezonin që lam pas.

Uzuni në një intervistë për “Zeri.info”, ka folur rreth skuadrës së tij, të ardhmes, por edhe për Prishtinën.

“Ndihem shumë mirë pasi për mua është hera e parë që do të përballem me një skuadër shqiptare. Do të jetë një ndeshje me emocione për mua” – tha fillimisht futbollisti nga Berati, i cili tutje tha se ka njohuri për Prishtinën: “Për Prishtinën kam njohuri, pasi ka futbollistë ndaj të cilëve kam luajtur në Shqipëri”.

26-vjeçari tha se Ferencvaros është një klub serioz, duke mos nënvlerësuar asnjëherë kundërshtarin.

“Ne jemi ekip serioz. I vlerësojmë ndeshjet. Mbetet për t’u parë në fushë”.

Duke marrë parasysh se tashmë është dhënë leja që të lejohen tifozët edhe në Kosovë, Uzuni konfirmoi se familjarët e tij do të jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Prishtinës.

“Patjetër, shumë familjarë të mi do të jenë në stadium në atë ndeshje” – tha reprezentuesi shqiptar për “Zeri.info”, i cili pastaj tha se nuk do të festoj, në rast se shënon gol ndaj Prishtinës: “Mendoj se nuk do festoj, pasi është skuadër shqiptare”.

Në fund, Myrto Uzuni tha se ndihet i lumtur te skuadra hungareze dhe se nuk po mendon largimin.

“Jam shumë i lumtur në Ferencvaros. Kam bërë vitin më të mirë të karrierës time. A do largohem? Ndihem shumë i lumtur këtu” – deklaroj sulmuesi i krahut të majtë.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes Ferencvarosit dhe Prishtinës zhvillohet më 6 korrik në Budapest, kurse ndeshja e kthimit pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina