Lajme

Ushtria amerikane: Kjo është refugjatja kosovare që u bë pilote

Faqja e Ushtrisë e Shteteve të Bashkuara, ka prezantuar piloten kosovare, Valdeta Mehanja, e cila shërben në ushtrinë amerikane, ajo ka gradën toger, transmeton Gazeta Metro.

Togerja kosovare, Valdeta Mehanja, ka lindur në Kosovë ndërsa gjatë luftës si refugjate kishte shkuar në Amerikë.

Ajo është pilote e Gardës Kombëtare, ndërsa ajo tani është në Shqipëri si pjesë e ‘Defender Europe 21’, duke shërbyer si pilote.

“Njihuni me Toger të 2’të Valdeta Mehanja, lindur në Kosovë & me prejardhje shqiptare, pilote e Gardës kombëtare të Alabama, erdhi në Sh.B.A si një refugjat që shpëtoi nga konflikti në rajon. Ajo tani është në Shqipëri si pjesë e #DefenderEurope 21, duke shërbyer si pilote, interpretuese dhe këshilltare kulturore. #Shërbimi Me Nderë” thuhet në faqen zyrtare në Twitter të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Lajme

Kjo është mosha e personit që u vra sot në Gjilan

LajmeShow Bizz

Është shumë vite më i ri se Adriana, por sa vjet mbushi sot i dashuri i deputetes