Sport

Useini e Jashari morën karton të kuq, ky është vendimi i komisionit disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 10/11/2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave, raporton Sheshi.info

Lojtarët Muhamed Useini dhe Muharrem Jashari nga Sports Club “Gjilani” dhe Klubi Futbollistik “Drita” janë kërkuar që të japin deklaratë shtesë për ndërhyrjet e tyre në ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër, Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto vendime:

VENDIME

Nd.trajneri i FC’Prishtina’Debatik Curri me nr ID.000624M83. Fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Prishtina , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd.trajnerit të FC’Prishtina’ Debatik Curri . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i SC’Gjilani’ me nr fanele.22 Muhamed Useini dhe nr ID.015539M88. Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Prishtina. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i SC’Gjilani’ me nr fanele 22 Muhamed Useini. Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i FC’Drita’me nr fanele 10 Muharrem Jashari dhe nr ID.001049M98 .Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke e mohuar rastin për shënimin e golit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC ‘Drita ‘ Muharrem Jashari. Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF’Drenasi ‘me nr fanele7 Lirigzon Gjinovci, ID.003654M97. Në minutën 89 ofendon asistentin e dytë dhe lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Drenasi-Onix. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ‘Drenasi ‘ Lirigzon Gjinovci . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF ‘Gjakova ‘, me nr fanele 14 Shaqir Osmanaj dhe nr ID 003592M03 . Ndëshkim me karton të kuq në minutën 70 (nderhyrje si lojtari i fundit), në ndeshjen e javës së 11 , të Ligës së Dytë, Dardania –
Gjakova zhvilluar më 05.11.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores
disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ‘ Rilindja ‘ me nr fanele 20 Blendi Dedinca dhe nr ID 010238M02 . Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (ndërhyrje nga prapa), në ndeshjen e javës se 11 të Ligës së Dytë , Rilindja – Vjosa zhvilluar me 06.11.2021 në Prishtinë . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore;

Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ‘Minatori ‘ me nr fanele 5 Hyzer Krasniqi dhe nr ID 023697M89. Kërcenim dhe tentimit të sulmit ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes së javës së 11 të Ligës së Dytë ,Prizreni – Minatori, zhvilluar me 06.11.2021 në Korishë. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ‘Minatori ‘ Hyzer Jashari . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtari i KF ‘Minatori’ me nr fanele 4 Arianit Bytyqi dhe nr ID 002803M87. Kërcenim dhe tentimit të sulmit ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes së javës së 11 të Ligës së Dytë ,Prizreni – Minatori, zhvilluar me 06.11.2021 në Korishë. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ‘Minatori’ Arianit Bytyqi . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00.

Lojtarja e KFF ‘ Liria ‘ Anita Musaj me nr fanele 14 dhe nr ID 019665F03 .Në ndeshjen e javës së 9 të Ligës së Parë KFF’Liria ‘-KFF’ Heroinat’ në min 59 shan dhe ofendon bashkelojtaret e veta me zë të lartë ku e degjojnë të gjithë për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Bazuar
në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtarja e KFF ‘ Liria ‘ Anita Musaj Afati datë 12.11.2021 ora 13:00

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *