Sport

United – Wolves, formacionet e mundshme

Manchester United do të vazhdojë të luftoj për titullin e Premierligës dhe të sfidojnë Liverpoolin. Me fillim nga ora 21:00, Ole Gunnar Solsjkaer do të përballet me Wolverhampton Wanderers.

Barazim i Liverpool ndaj West Brom ka ndikuar që gara e titullit këtë sezon të bëhet akoma më interesante.

Wolves do të udhëtojnë për në Old Trafford me vetëm një fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit, mirëpo ata kanë ditur shpesh herë të shkaktojnë probleme për Djajtë e Kuq.

Transferimi i Bruno Fernandes në mesfushën e United, ka ndikuar shumë në paraqitjet e tyre këtë sezon. Ai po vazhdon që të shënoj dhe të asistoj pothuajse në shumicën e ndeshjeve në të cilat po starton.

Në anën tjetër, lojtari Adama Traore ka mbushur 1 vit pa shënuar gol në Premierligë. Nuno Espírito Santo po lufton për Evropa Ligë këtë sezon dhe për momentin pozicionohen në vendin e 11-të, e me një fitore eventuale do të vendoseshin dy pozita më lartë në renditjen tabelore.

Formacioni i mundshëm i Manchester United:

De Gea; Tuanzebe, Bailly, Maguire, Telles; Matic, Pogba; Greenwood, Fernandes, Martial; Cavani.

11-shja e mundshme e Wolverhampton Wanderes:

Patricio; Semedo, Coady, Saiss, Ait-Nouri; Neves, Moutinho; Adama, Podence, Neto; Silva.

Postime të ngjajshme
Sport

Ekskluzive: Fisnik Papuqi bëhet zëvendëstrajner, Besa sjell transferime nga Feronikeli dhe Zvicra

Sport

Ky ishte reagimi i Visar Bekajt pasi Prishtina fitoi Superkupën

Sport

Drita e uron FC Prishtinën për trofeun e Superkupës

Sport

U largua nga Llapi, Bekim Maliqi i bashkohet rivalëve të Superligës