Lajme

UNHCR bën thirrje për zbatimin urgjent të reformës së azilit në BE

Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) bëri thirrje sot për zbatimin urgjent të reformës së azilit në BE, edhe pse nuk miraton faktin që ajo përqendrohet në kthimin e migrantëve të paligjshëm.

“Muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Unë shpresoj që të mund të vendoset një sistem, të cilin mund ta përmirësojmë më vonë”, këmbënguli Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Pakti thekson kthimet e migrantëve, të cilëve u është refuzuar azili dhe shpresoj që shtetet anëtare do ta bëjnë atë në një mënyrë njerëzore, sepse edhe këta njerëz kanë të drejta”, këmbënguli ai.

I paraqitur të mërkurën nga KE, Pakti i ri Europian për Migracionin parashikon veçanërisht që vendet e BE-së, që nuk duan të marrin azilkërkues, në rast të një fluksi do të duhet të marrin pjesë në kthimin e të refuzuarve në vendin e tyre të origjinës.//ATSH

Postime të ngjajshme
Lajme

Selmanaj ia mban sendviqin Hotit në një lokal të Prishtinës

Lajme

IKSHPK-ja me apel për qytetarët pas shtimit të rasteve me COVID-19

Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Lajme

Këto ditë Gjykata Kushtetuese ka mundësi ta rrëzojë qeverinë Hoti