Sport

Unë dhe Rashica vijmë nga Vushtrria’ – futbollisti i skuadrës gjermane dëshiron të luajë për Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Jo të gjithë mund të kenë dëgjuar për Kamer Krasniqin.

Krasniqi, i cili luan si mesfushor, më parë ka qenë pjesë e grupmoshave U-21 të Kosovës. Ai luan në Ligën e Regjonit Verior, ose siç njihet ndryshe si liga e katërt gjermane, te skuadra Rehden.

Me Kosovën U-21, Krasniqi ka zhvilluar tetë paraqitje në vitin 2017 dhe 2018 në eliminatoret e Kampionatit Evropian, përfshirë këtu edhe në dy ndeshjet ndaj Gjermanisë, shkruan Zëri.info.

Së fundmi, Krasniqi ka shprehur edhe dëshirën e tij për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Milot Rashica, njëri prej më të mirëve te Kosova shihet një motivim më tepër për 23-vjeçarin.

Në një intervistë për mediat gjermane, futbollisti ka dhënë edhe detaje mbi njohjen e tij me Rashicën dhe atë midis familjeve.

“I gjithë vendi është krenarë për Kosovën. Këtu pranë në Gjermani kam Rashicën. Prindërit e të cilit në 1988 (babai) dhe 1994 (nëna) erdhën në Gjermani dhe u takuan atje, dikur u takuan në Kosovë”, tha fillimisht Krasniqi.

“Rashica pati një kurs trajnimi me ekipin A, ndërsa unë me U21. Ne të dy i kemi rrënjët tona në qytetin e Vushtrrisë. Miloti u rrit atje me kushërinjtë e mi”, ka thënë Kamer Krasniqi në mes të tjerash.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv