Sport

“Ulu poshtë!” – Ferdinand i reagon Ronaldos gjatë humbjes së Man Unitedit

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se do ta kishte urdhëruar Cristiano Ronaldon të ulej poshtë kur portugezi ishte çuar në këmbë në zhveshtore për të dhënë instruksione duke bërtitur në humbjen e Unitedit kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo, 36-vjeç, shënoi gol në debutimin e tij të dytë për Unitedin në Ligën e Kampionëve të martën, por goli i tij nuk mjaftoi pasi Young Boys e përmbysen rezultatin për ta fituar ndeshjen hapëse të grupit në çastet e fundit në Bern, raporton Gazeta Express.

Aaron Wan-Bissaka e la Unitedin në baltë pasi u përjashtua nga ndeshja në pjesën e parë me karton të kuq, klubi zviceran e shfrytëzoi këtë epërsi numerike në fushë dhe ia doli ta mundë Unitedin me përmbysje 2:1.

Ronaldo u nxor nga loja në minutën e 72-të, për t’i lënë vend Jesse Lingardit.

Por në vend se të ulej në bankën e rezervistëve si pjesa tjetër e ekipit, Ronaldo qëndroi në këmbë në zonën e trajnerit dhe vazhdimisht u mundua t’i udhëzonte shokët e vet në fushë, duke qëndruar përkrah trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Duke reaguar ndaj sjelljeve të Ronaldos në BT sport pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Unitedit Ferdinand tha: “Nëse unë do të isha trajneri, të jem i sinqertë, do ta urdhëroja të ulej poshtë”.

Ferdinand e fitoi Ligën e Kampionëve përkrah Ronaldos në vitin 2008, gjatë periudhës së parë të portugezit në Old Trafford.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar