Sport

Ulpiana vazhdon me përforcime, ky është transferimi i radhes

Ulpiana e trajnerit durrsak Edlir Tetova nuk ka të ndalur me transferimin e futbollistëve nga kampionati shqiptar.

Ish-portieri i Kukësit, Jetmir Basha, është afrimi më i ri i skuadrës që këtë sezon do të militojë në Superligën e Kosovës.

Gardiani 23-vjeçar i bashkohet kështu “kolonisë” të futbollistëve që në të kaluarën janë aktivizuar në Kategorinë Superiore, teksa tashmë do të jenë pjesë e Ulpianës.

Portieri i talentuar është një prodhim i skuadrës verilindore.

Në pjesën e parë te sezonit, 23-vjeçari u aktivizua në radhët e Tërbunit në Kategorinë e Dytë, ndërsa në janar u rikthye me ekipin e Kukesit.

Mësohet se Basha ka nënshkruar për një sezon me Ulpianën.

Postime të ngjajshme
Sport

Kështu i pritën “Dardanët” ekipin olimpik të xhudos

Sport

Në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko