Sport

Ulpiana sërish luan jashtë shtëpisë, ja stadiumi ku do i zhvilloj ndeshjet në pranverë

Edhe stinori pranveror e gjenë Ulpianën larg shtëpisë së saj.

Stadiumi i qytetit “Sami Kelmendi” nuk mund të përdoret as nga Arbëria në Superligë e as nga Ulpiana në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Kjo pasi ai nuk i plotëson kushtet për tu luajtur një ndeshje në këto nivele.

Arbëria pak ditë më parë njoftoi se ka zgjedhur stadiumin sintetik në Ferizaj për ndeshjet si vendase, e po në një stadium sintetik do të luaj edhe Ulpiana.

Si në vjeshtë, njejtë edhe në pranverë lipjanasit do të luajnë takimet si nikoçir në stadiumin e qytetit të Shtimës.

Ulpiana do të luftojë për inkuadrim në Superligë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshjet e javës së 16-të në Grupin B të Ligës së Parë, Flamurtari - Ferizaj ndeshja kryesore

Sport

Llapi thumbon Ballkanin para përballjes në kampionat

Sport

Luhet në tri ditë të ndryshme, orari i xhiros së 22-të në Superligë

Sport

Munishi tregon se pse Prishtina e mposhti Dritën