Sport

Ulpiana, hijeshia e këtij kampionati

Shumë njohës të futbollit para fillimit të kampionatit thoshin se Ulpiana do të jetë vetëm kalimtare në Superligën e Kosovës

Kjo pasi sipas tyre: “trajneri nuk ka eksperiencë, nuk e njeh kampionatin”, por edhe nuk ka lojtarë ‘yje’ në skuadër.

Por pas 15 javësh nuk po del ashtu, pasi lipjanasit, kanë luftuar me secilin ekip dhe deri më tani kanë marr 17 pikë.
Pozita e parashikuar për ta nga ekspertët (e fundit) është larg asaj që ka treguar Ulpiana që mban vendin e 7-të në renditje, me tri pikë më pak se Drenica që është e gjashta.

Nën udhëheqjen e Akil Makollit në mbrojtje, Egzon Qerimit në mesfushë dhe Marceli Santos në sulm, skuadra e Ulpianës i ka marr pikë Gjilanit (3), Prishtinës (1), Dritës (1), Ballkanit (3), Drenicës (3), shkruan GazetaOlle.

Trajneri Edlir Tetova ka ndërtuar një skuadër të i pëlqen të luajë me topin dhe pothuajse shumë rrallë ‘shqelmojnë’ atë pa ide, ku si bazë janë pasimet e sakta në hapësira të ngushta.

Ulpiana shënon rregullisht, por ka një problem në mbrojtje, pasi pranon shumë gola dhe atë shpesh në mënyrë naive, ku ne 24 të pranuar është mbrojtja më e dobët në kampionat.

Deri më tani Ulpiana e ka fituar kampionatin e parë, atë kundër analistëve televiziv, të dytin duhet ta fitojë duke mbijetuar në këtë Superligë, që po del të jetë e paparashikueshme.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *