Sport

Ukraina synon të angazhojë ish trajnerin e Shqipërisë

Ukraina po kërkon për një trajner pas largimit të Andriy Shevchenkos. Ish-ylli i Milanit nuk pranoi propozimin e drejtuesve të Federatës për të ulur rrogën (nga 75 mijë $ në muaj në 30 mijë $) dhe i dha fund aventurës 5-vjeçare në stolin e kombëtares së tij.

Drejtuesit e futbollit ukrainas kanë nisur nga puna për gjetjen e trajnerit të ri.

Sport.ua shkruan se një nga alternativat që pëlqehen është Giovanni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare në periudhën dhjetor 2011-qershor 2017.

65-vjeçari drejton Azerbajxhanin prej korrikut të vitit të kaluar. Kontrata me kombëtaren azere i përfundon më 30 nëntor.

Në garë për stolin e Ukrainës janë edhe emra si Jurgen Klinsmann, Sergei Rebrov (ishte trajneri i Myrto Uzunit te Ferencavaros) dhe Miron Markevich.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane