Sport

Ukraina në epërsi ndaj Francës pas pjesës së parë, super gol nga Shaparenko

Ukraina është duke triumfuar në pjesën e parë ndaj Francës, me rezultat 1-0.

Në duelin e vlefshëm për ndeshjet kualifikuese për Botëror “Katar 2022”, në grupin D, Franca është duke humbur ndaj Ukrainës me rezultat 1-0 pas pjesës së parë, shkruan lajmi.net.

Golin për Ukrainasit e shënoi 22-vjeçari Mykola Shaparenko në një eurogol nga distanca në minutën e 44-të.

Mbetet të shihet kundërpërgjigjia e francezëve në pjesën e dytë, të cilët janë duke befasuar me paraqitje jo impresive, pasi para tre ditësh nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Bosnës.

Edhe nëse humbasin, francezët sërish do të jenë liderë në tabelë me 8 pikë, por Ukraina do të i afrohej në vetëm një pikë.

Për të parë golin: https://streamwo.com/jrger7q

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar