Sport

Uka zbulon objektivat e Drenicës, flet edhe për skuadrat pretendente për titull

Kreshnik Uka, sulmuesi i Drenicës po kalon një fazë mjaft të mirë me klubin, ku për 8 gjiro ka shënuar 4 gola për ekipin.

Ai shprehet se nuk e kanë pritur një start kaq të mirë, por thotë se falë punës si ekip e meritojnë pozitën në të cilën janë.

“Kemi atmosferë fantastike në ekip, lojtarët kalojnë shumë mirë njëri me tjetrin dhe kjo është njëra nga pikat kyçe të suksesit të ekipit deri në këto momente”, ka thënë Uka për ‘Sport Focus’.

Tutje, 26- vjeçari thotë se synojnë që përmes kupës të arrijnë të dalin në Evropë, por që sipas tij është një sezon i gjatë dhe i vështirë por, shpresojnë t’i arrijnë objektivat e klubit, teksa thotë se shumë klube kanë bërë investime të mëdha.

“Ka ekipe që kanë bëre investime te mëdha gjatë këtij afati dhe të gjitha mendoj se janë konkurrent për titull si: Prishtina, Drita, Ballkani dhe Gjilani”, u shpreh ai.

Ai ka folur edhe për ndeshjen derbi më Feronikelin e cila do të zhvillohet më 16 tetor, ku thotë se është një ndeshje e vështire pasi ‘Nikli’ vjen nga një fitore kurse Drenica nga humbja me Ballkanin, por shpreson se si nikoqir të kësaj ndeshje do marrin pikët e plota në këtë takim.

Sulmuesi i Drenicës, është shprehur i lumtur për golat e shënuara dhe thotë se është kënaqësi për të ta ndihmoj klubin e më pas të këtë edhe suksese individuale.

“Është nder të luash për klubin e Drenicës, njëherësh klubi i qytetit tim dhe çdo ditë e shijoj futbollin këtu, ndërsa të ardhmes nuk i dihet gjithmonë shpresoj lartë e më lartë”, përfundoi Uka për ‘Sport Focus’.

Drenica momentalisht është në vendin e dytë të tabelës më 14 pikë kurse Ballkani është ngjitur në pozitën e parë më 16 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës

Sport

Newcastle kërkon futbollistin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro në sezon

Sport

U turpëruan 6-1 nga Bodo/Glimt, Jose Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij