Sport

Ujkani flet pasi iu bashkua Torinos

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Portieri i Kosovës është ndarë ditë më parë me Rizesporin dhe rikthehet në Serie A tek “Granata”. Ai ndihet i lumtur dhe krenar që iu bashkua klubit italian

Samir Ujkani i kishte dhënë fund eksperiencës turke me Rizesporin ditë më parë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, portieri kosovar u bë me ekip të ri.

Në fakt, vushtrriasi u rikthye në Itali, aty ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës.

31 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Torinon, duke u rikthyer kështu në Serie A.

“Ujkani është një portier me eksperiencë ndërkombëtare, e njeh mirë futbollin italian, është një profesionist serioz”, ka thënë presidenti i Torinos, Urbano Cairo.

Përfaqësuesi kosovar në të kaluarën kishte mbrojtur për ekipet italiane Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa e Cremonese.

E tash ai ndihet i lumtur që po kthehet në Itali, për ta veshur fanellën “Granata”.

“Jam krenar dhe i nderuar që kam ardhur në njërin prej klubeve më të rëndësishëm në futbollin italian. Do ta takoj sërish Sirigun, një portier fantastik të cilin e njoh nga koha kur ishim në Palermo. Do t’i ritakoj me kënaqësi edhe disa ish-bashkëlojtarë si Rincon, Izzo, Ansaldi e Laxalt”, është shprehur Ujkani.

Ish-portieri i Anderlechtit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv