Lajme

Ujësjellësi reagon pas dënimit nga Komuna e Prishtinës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës e ka dënuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas kësaj drejtorie, ky dënim ndodhi për shkak të 13 intervenimeve që i kanë bërë në infrastrukturën rrugore, dhe nuk e kanë kthyer terrenin në gjendjen e mëparshme.

Pas këtij vendimi ka reaguar KRU “Prishtina”, e cila ka thënë, nëpërmjet një komunikate, se të tjerët nuk janë duke i lejuar të kryejnë punën e tyre.

“Nga pamundësia dhe nga mosguximi për të kryer me nder detyrat e tyre të punës, në përshkrimin dhe marrjen e masave ndaj Investitorëve Privat kur dëmtojnë gypat me diametra të mëdhenj të ujësjellësit dhe që lënë mbi 10.000 banorë të tre zonave pa ujë të pijshëm ( rasti konkret i tanishëm, punimet afër Pallatit të Drejtësisë), shefi i Inspekcionit të Komunës së Prishtinës z. Adonis Tahiri në shenjë hamarrjeje pas deklaratave të vërteta ditëve të fundit nga ana jonë, del me krenari, sulmon punën e ujësjellësit , punën e punëtorëve teknik duke e gjobitur kompaninë tonë për mos kthim në gjendjen e mëparshme të disa rrugëve ku kemi punuar, pa u konsultuar me ne dhe pa pyetur për arsyet, të cilat do mund të gjenin vend në një bashkëpunim ndër institucional”.

Nga KRU “Prishtina” deklarojnë se ky nuk është bashkëpunimi i duhur nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Atëherë , pasi shumë qartë po duket të jetë një “hakmarrje” ndaj deklaratave të ditëve të fundit, ditëve në vijim do të paraqesim publikisht borxhet e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe njëkohësisht lëndët e tyre do dërgohen te përmbaruesit privat dhe do t’i trajtojmë me kujdes pëlqimet për kyçje teknike të objekteve të reja ndërtuese”.

Më tej nga KRU “Prishtina” shtuan se do të diskutojnë për marrëveshjen financiare të ndërtimi të fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj, ku sipas tyre Komuna nuk ka paguar shumën e saj.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat