Sport

UEFA zyrtarisht nis hetimet ndaj Ibrahimovicit, kjo është arsyeja

Para disa ditëve u raportua se Ibrahimovic është pronar i një kompanie bastesh me seli në Maltë të quajtur Bethard.

UEFA me seriozitet të madh e ka ndjekur këtë raportim, dhe zyrtarisht ka hapur hetim disiplinor ndaj sulmuesit të Milanit.

Kjo është deklarata e lëshuar nga UEFA:

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Etik dhe Disiplinor i UEFA-s është emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullave Disiplinore të UEFA-s nga Z. Zlatan Ibrahimović për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh. Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur” – thuhej në deklaratë

Gazeta suedeze Aftonbladet kishte raportuar se një kompani në të cilën Ibrahimovic mban aksione kishte investuar gjithashtu në një kompani bastesh.

Postime të ngjajshme
Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken