Sport

UEFA shpërthen dhe paralajmëron dënimin e 12 top klubeve evropiane

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian rrezikon të mbetet pa 12 top klube në garat si, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

UEFA ka mësuar se 12 klube dëshirojnë të largohen nga dy kompeticionet dhe të garojnë në Superligën e Evropës, aty ku të ardhurat janë marramendëse dhe për klube më të vogla.

Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, janë skuadrat nga Liga Premier që janë pro formimit të garës së re.

Aty janë bashkangjitur edhe Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi nga La Liga dhe Interi, Juventusi e Milani nga Serie A.

Ka mbetur vendimi i Bundelsigës dhe Ligue 1, nëse duan të marrin pjesë, mirëpo ato do të inkuadrohen nga edicioni i dytë nëse duan.

Kjo gjë ka alarmuar UEFA-n dhe ka bërë të ditur se mund t’i ndëshkojnë klubet që marrin pjesë në Superligën e Evropës.

“UEFA ka mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane po planifikojnë të formojnë një ligë të ashtuquajtur Super Ligë. Nëse kjo ndodhë, UEFA, FIFA dhe federatat shtetërore do të qëndrojnë të bashkuara për të ndaluar këtë projekt cinik”.

“Një projekt që po krijohet për interesa personale të disa klubeve, në kohën kur shoqërisë i duhet solidaritet më shumë se kurrë”

“Ne do të konsiderojmë të gjitha masat e mundshme në mënyrë që ta paranalojmë këtë të ndodhë”

“Futbolli bazohet në garë dhe meritë sportive. Klubeve të përfshira do t’iu ndalohet pjesëmarrja në cilëndo garë tjetër, dhe lojtarëve të këtyre klubeve do t’iu mohoet e drejta për ta përfaqësuar ekipin e tyre kombëtar”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të futbollit dhe politikanëve, të na bashkohen në luftën tonë kundër një projekti të të tillë, nëse shtyhet përpara”, shkruhet në komunikatën e UEFA-s.

Postime të ngjajshme
Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken

Sport

Premi e majme për Dukagjinin, nëse sonte triumfojnë në finale të Kupës

Sport

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve