Sport

UEFA, mesazh sekret federatave të saj: Ja çfarë ju kërkon për Superligën

Nga njëra anë, UEFA ka komunikuar përmes faqes së saj në internet se ka anuluar të gjitha penalizimet për klubet themeluese të Superligës Europiane, sikurse kërkonte gjyqtari i Madridit në afatin 5-ditor, ndryshe do të kërkonte ndjekje penale për Aleksander Ceferin.

Një “armëpushim” i përkohshëm publik, sepse nga ana tjetër, UEFA iu ka dërguar një shënim federatave të saj anëtare, në të cilin mbron pozicionin institucional në mosmarrëveshjen mbi “Persekutimi i vazhdueshëm dhe çështjet gjyqësore ndaj nesh përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm ekzistencial për themelet dhe të ardhmen e futbollit evropian. Zgjedhja është midis solidaritetit dhe kënaqësisë egoiste. Superliga është thjesht e motivuar nga lakmia”, – shkruhet në shënimin, të cilin e ka siguruar “The Guardian”.

UEFA konsideron gjithashtu se Gjykata Evropiane, në duart e së cilës është çështja tani, do të hedhë poshtë
akuzën e ngritur nga Superliga: “Mosveprimi, vetëkënaqësia dhe konfidenca e tepërt në lidhje me refuzimin
qeveritar dhe gjyqësor të këtij projekti do të ishin në mënyrë të rrezikshme naive. Ju rrezikoni të hiqni dorë nga
modeli aktual i sportit evropian dhe nënshtrimi ndaj interesave agresive komerciale”.

Duhet mbajtur mend se këtë të martë përfundon periudha 5-ditore, e vendosur nga gjyqtari Manuel Ruiz de Lara
ndaj UEFA-s për të anuluar sanksionet dhe arkivuar procedurat disiplinore të hapura kundër klubeve themeluese
të Superligës, duke konfirmuar gjithçka në faqen zyrtare të organizatës, ose do të ndiqet penalisht Ceferin për
krimin e mosbindjes. UEFA konsideron se është pajtuar me vendimin e gjykatës, duke shtyrë procedimet
disiplinore kundër Real Madridit, Barçës dhe Juves, me vendimin për t’i lejuar ata të luajnë edicionin aktual të
Ligës së Kampionëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit