.
Sport

UEFA merr vendimin fatal për ekipin anglez, ja për çka bëhet fjalë

Një lajm i bujshëm ka ndodhur për skuadrën e Totenhemit. Sfida kundër Renes, e vlefshme për Ligën e Konferencës, nuk do të luhet.

Ndeshja u shty për shkak të rasteve të shumta të COVID-it në Angli.

Lajmi u bë publik nga UEFA, e cila thoshte se pavarësisht përpjekjeve të shumta, nuk u gjet një datë e caktuar për të luajtur ndeshjen.
Kjo ndeshje ishte deçisive për skuadrën e Antonio Kontes sepse vendoste kualifikimin për në raundin tjetër.

Tani vendimi do t’i kalojë Komisionit të Disiplinës për shqyrtim.

Renes e kishte siguruar kualifikimin sepse renditje e para në grupin G, ndërsa Totenhem kishte obligim fitoren në mënyrë që të parakalonte Viteshen në vendin e dytë.

Ja çfarë thotë rregullorja në lidhje me këto raste.

“Nëse nuk është e mundur që të vendoset një orar të përshtatshëm, klubi që nuk mund të luajë ndeshjen do të jetë përgjegjëse për shtyrjen e ndeshjes. Vendimi do t’i kalojë Kontrollit të UEFA-s. Ndeshja do të konsiderohet si humbje 3-0 në tavolinë. Organet e UEFA-s mund të marrin masa të tjera nëse rrethanat e justifikojnë”.

Related posts
LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë

Sport

Ky pritet të jetë pasuesi i Nagelsmann te Bayerni

Sport

Kaos në Itali, katër klube ndryshojnë trajnerët brenda një dite

Sport

Merkato e dimrit nuk ka përfunduar për Prishtinën, paralajmërojnë ardhje të reja në ditët e fundit të afatit