Sport

UEFA me vendim të prerë, klubi shqiptar nuk mund të luaj në Ligë të Kampionëve

Apolonia U-19 po përgatitej për pjesëmarrjen në Youth Champions, madje njohën dhe kundërshtarin, ekipin Gior të Hungarisë.

Por, për shkak të situatës së pandemisë, UEFA ka marrë vendimin zyrtar për ta anuluar Ligën e Kampioneve për të rinj. Trajneri i Apolonisë, Bledar Borova, në një intervistë për ‘Panorama Sport’, flet në lidhje me këtë vendim.

“Na vjen keq, sepse po përgatiteshim për të përfaqësuar denjësisht Apoloninë dhe Shqipërinë në këtë kompeticion.

Djemtë e shihnin jo vetëm si eveniment, por edhe përgjegjësi. Gjithsesi, situata e ngarkuar nga pandemia e çoi UEFA-n në këtë vendim. Kishte probleme në organizim, sepse shumë shtete po izolohen, duke mbyllur kufijtë. Jemi të detyruar ta pranojmë këtë vendim, sepse shëndeti dhe njeriu janë parësor”, u shpreh trajneri i Apolonisë U-19, Bledar Borova.

Postime të ngjajshme
Sport

Krasniqi flet për golat e tij me Prishtinën: Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë

Sport

Barcelona vazhdon shkëlqimin, fitore komode në udhëtim te Osasuna

Sport

Juventusi fiton ndaj Lazios

Sport

Selmani reagon pas rastit të dyshimtë në ndeshje ndaj Prishtinës