Sport

UEFA konfirmon vendosjen e VAR-it në ndeshjet kualifikuese

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ko konfirmuar se në marrëveshje me FIFA-n, VAR-i do të përdoret në ndeshjet kualifikuese evropiane që nga shtatori i këtij vitit.

VAR-i do të fillojë të përdoret edhe në ndeshjet kualifikuese evropiane për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Është vet faqja zyrtare e UEFA-s që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi.

“UEFA mund të konfirmojë që sistemi i ndihmësit të gjyqtarit me video (VAR) do të përdoret, me marrëveshjen e FIFA-s, në të gjitha ndeshjet e mbetura të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës ‘FIFA 2022’, pas një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në korrik 2021”.

“Sistemi do të jetë funksional që nga ndeshja e katërt dhe përfshin të gjitha ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen nga shtatori 2021”.

“Planet fillestare për të filluar përdorimin e VAR-it në garat kualifikuese të UEFA-s për ekipet kombëtare u shtynë për shkak të ndërlikimeve logjistike dhe rreziqeve të lidhura me pandeminë COVD-19”.

“Zbatimi i VAR-it, i cili po organizohet nga UEFA, do të kryhet në vend në stadiumin e vendit pritës, me përdorimin e kamionëve të veçantë të furnizuar nga ofruesit e UEFA VAR”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndryshe, Kosova i ka në orar dy ndeshje gjatë muajit shtator dhe VAR-i pritet të përdoret në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës, të parapara më 5 dhe 8 shtator, të vlefshme për Grupin B.

Postime të ngjajshme
Sport

Real Madridi pa pesë futbollistë të rëndësishëm ndaj Valencias

Sport

Drenica, liderja e re e Superligës: Tahir Lushtaku synon daljen në garat evropiane me skuadrën nga Skënderaj

Sport

Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti