Sport

UEFA i kundërpërgjigjet Superligës, Liga e Kampionëve rrit buxhetin me shifra marramendëse

Po vazhdon lufta e ashpër mes UEFA-së dhe Superligës Evropiane.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian përveç kërcënimeve gjatë dy ditëve të fundit, tashmë ka edhe një ide tjetër.

Siç bën të ditur RMC Sport dhe Bloomberg, UEFA po përgatitet për ta ‘kundërsulmuar’ Superligën.

Liga e Kampionëve thuhet se do të shtojë buxhetin e saj në 4.5 miliardë euro, shifra shumë më të mëdha sesa herave të kaluara, madje është thënë se ky buxhet më pas mund të kalojë edhe shifrën 7 miliardë euro.

Superliga e Evropës raportohet se financohet nga Banka Morgan dhe buxheti i saj do të jetë 6 miliardë euro.

Shume klube, futbollistë, trajnerë dhe analistë të ndryshëm të futbollit janë shprehur kundër idesë së krijimit të një Superlige.

Postime të ngjajshme
Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës

Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi