Sport

UEFA i kërkon Interit ta heqë figurën e gjarprit nga fanella në Champions

Sipas raportimeve në mediat italiane, Interit i është kërkuar të heqë figurën e gjarprit në fanellën e tyre për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Fanella kishte për qëllim të kishte një gjarpër që e përfaqëson klubin e që ndodhet në një pjesë të fanellës, përcjell Demokracia.com.

Sipas raportimeve, fanella e Interit sonte kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve nuk do ta ketë atë figurë.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm, pasi sponsori në pjesën e përparme tani lexon vetëm “Inter Fan Token” pa tekstin shtesë “Nga Socios.com”.

Besohet se kjo ndodh sepse fanella bie ndesh me Rregulloret e Pajisjeve të UEFA-s.

Ndeshja ndërmjet Shakhtarit dhe Interit fillon nga ora 18:45 në Kiev të Ukrainës.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit

Sport

Faza e dytë starton në mesjavë, vëmendja në Gjilan!