Sport

Udhëtimi i mahnitshëm e solli lojtarin francez te Llapi

Udhëtoi në shumë skuadra dhe vende të ndryshme të Evropës, Anthony Monin, vendosi të ndryshoj ambient, teksa erdhi në Ballkan, saktësisht në Kosovë, raporton ndër tjera “L’Est Republican”, shkruan Gazetasheshi.com

Mesfushori me prejardhje nga Franca, pikërisht në vendin Beaujeu, firmosi kontratë profesionale për dy vjet dhe plus një nëse skuadra e tij Llapi, që luan në Superligën e Kosovës arrin të kualfikohet në garat Evropiane.

Monin ka kaluar nëpër skuadra te Francës si Besançon Foot dhe SC Clemenceau. Por jashtë vendit ai ka fituar përvojë në karrierën e tij profesionale. Rrugëtimin e tij e nisi në moshën 18 vjeçare në Zvicër tek skuadra Vallorbe, ndërsa me karrierën e tij profesionale e zhvilloinë Belgjikë (La Louvière), Spanjë (Kanalet UD), Portugali (Varzim), Skoci (Berwick Rangers).

Monin në Kosovë arriti në datë 2 shkurt të këtij viti pas një dakordimi me agjentin e tij.

“Ai më tha se nëse do të kishim një ofertë në orët e fundit të afatit kalimtar dimëror dhe vendosim për të. Oferta nga KF Llapi (Klubi Podujevë) arriti në tryezën e tij në orën 12:15 për nënshkrim të nësrmen me saktësisht të hënën, ”thotë Anthony Monin.

Futbollisti francez është ndier i befasuar në futbollin kosovar, teksa nder tjera Monin ka deklaruar se është adaptuar shumë shpejtë.

“Jeta në Kosovë është shumë e lirë. Unë jam i sigurt këtu dhe ka disa vende shumë të këndshme për t’u vizituar, veçanërisht në kryeqytetin, Prishtinë”, ka thënin Monin

24 vjeçari nder tjera ka shtuar se në Kosovë, nuk vuan nga izolimi si në Francë

“Këtu aktiviteti është normal pa udhëzime të veçanta. Gjithçka është e hapur, kinema, dyqan, hotelieri. Ka vetëm një derë të mbyllur për ndeshjet në stadiume ”.

Anthony Monin futbollin e ka filluar si fëmijë në Dampierre-sur-Salon pastaj në kategorinë e juniorëve në Vesoul, deri në moshën e seniorëve ku ka kaluar nëpër shumë skuadra të ndryshme evropiane. Ndërsa qëllimi i tij në Kosovë është të sigurojë një vend në Ligën e Evropës me Llapin.

“Unë jam shumë i lumtur që jam në Republikën e Kosova. Më lejon të eci me hapin e konkurrencës. Qëllimi im është ta përfundoj sezonin mirë për të siguruar një vend për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës “.

Monin me skuadrën e Llapit deri me tani ka dy paraqitje, pasi ka qenë i lënduar dhe dy ndeshjet e luajtura i ka në dy javë e fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s