
Ardit Nika sot duket sa ka prituar të ecë.
Portieri i ri i Prishtinës që nënshkroi me skuadrën vetëm në muajin e kaluar ka publikuar një video ku shihet se është afër fushës stërvitore të skuadrës teksa po qëndron në makinë, shkruan Gazeta Olle.
Nika ishte njeriu i finales së Superkupës kundër Dritës, aty ku dhuroi një performancë kualitative dhe shkëlqeu.
“Gardiani” i ri ka gjasa të paraqitet edhe në takimin e Superkupës së Kosovës kundër Dritës.