Sport

U tha se janë grushtuar, Greca fotografohet me “Maradonen” e Niklit

Klubi Futbollistik “Feronikeli” është duke u përballur me probleme të shumta ditëve të fundit.

Krahas rezultatetve jo të mira, teksa së fundmi në klub duket se po mungon edhe harmonia e dikurshme, shkruan Gazetasheshi.com

Këtyre ditëve nga Feronikeli janë larguar edhe dy trajnerë që kanë kontribuar më vite për “Industrialistët”, Ramiz Dervishi dhe Avni Hasani

Gjithashtu është përfolur se lojtari Bedri Greca e ka rrahuar ekonomin e njohur si “Maradona” i Niklit, duke e gjakosur dhe shkaktuar lëndime të rënda trupore mirëmbajtësit të stadiumit.

Por sot Feronikeli ka reaguar në rrjetin e tyre social, teksa ka postuar një fotografi të Bedri Greces me ekonomin e fushës me mbishkrimin: “Vazhdojmë”, duke mohuar zërat për një përleshje mbrenda në klub.

Postime të ngjajshme
Sport

Kuzhinieri i famshëm turk nderon në mënyrë të veçantë Diego Maradonën

Sport

Hera e fundit e Maradonës në La Bombonera si kundërshtar i Bocas – u prit si mbret dhe nuk i përmbajti lotët

Sport

“A je i çmendur?!”, De Biazi zbulon bisedën e veçantë me Dukën për aktivizimin e Hysajt

Sport

Njihuni me futbollistin shqiptar i cili u përball dy herë me legjendën Diego Maradona