Lajme

U shua familja me 12 anëtarë në Bullgari, flet i afërmi i tyre

Një familje me 12 anëtarë ka humbur jetën nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku shpërtheu në flakë autobusi me të cilin po udhëtonin 52 persona.

Një i afërm i familjes Jahi, Xheladin Ahmeti ka folur për “Shqipëria Live” duke thënë se ka biseduar me ta rreth 30 minuta para aksidentit dhe në orën 6 të mëngjesit mori një telefonatë pasi ishte shkëputur lidhja telefonike.

Ahmeti theksoi se autobusët janë shumë të vjetër, ndaj i ftoi të gjithë që të shohin gomat. Madje tregoi se para disa ditësh kishte udhëtuar vëllai i tij dhe ankohej për faktin se ishte shumë ftohtë brenda autobusit.

Xheladin Ahmeti: 12 anëtarë të familjes janë të vdekur. I afërmi im ka humbur 4 fëmijë dhe të shoqen. Unë jam kushëri i largët. 30 minuta para aksidentit, njëri prej familjarëve ka komunikuar me mua. Thanë që çdo gjë ka qenë mirë e në rregull. Në 6 të mëngjesit më thanë që diçka ka ndodhur, nuk i kapim dot në lidhje telefonike.

Të gjithë familjarët kanë qenë bashkë. Ishte shumë e vështirë tu jepja lajmin familjarëve. Kjo është katastrofë dhe nuk hera e parë që ndodh kjo gjë. Nuk funksionon shteti, autobusët janë të vjetër. Para disa kohësh ishte vëllai dhe thoshte nuk punon asgjë, nuk punon i ngrohti dhe është shumë ftohtë. Shumë mbrapa kemi mbetur dhe në një shtet ku nuk funksionon ligji. Merrni autobusët tek neve dhe shihni gomat. Shkaku i aksidentit thuhet se ka qenë një shpërthim dhe pas asaj e ka humbur kontrollin autobusi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia