Lajme

U rrëzua nga anija, humb jetën turistja 25-vjeçare në Vlorë

Një turiste e huaj që po kalonte pushimet në Vlorë ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në rrethana tragjike.

Ngjarja ka ndodhur në Portin e Vlorës në momentin që 25-vjeçarja po zbriste nga një anije turistike që ishte e ankoruar.

Raportohet se turistja është përplasur fatalisht në momentin që po zbriste nga anija.

Turistja u dërgua në spital ku është deklaruar më pas e vdekur.

Policia ka arrestuar A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Sipas policisë, 47-vjeçari si punonjës i anijes turistike nuk duhej të lejonte që persona të tjerë të hipnin në anije gjatë kohës që ishte e ankoruar.

Ende nuk dihen rrethana të hollësishme mbi këtë ngjarje ndërsa Prokuroria e Vlorës po kryen veprime të mëtejshme.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar