Sport

U rikthye te Kosova pas një kohe të gjatë, ky është reagimi nga Valmir Sylejmani

Valmir Sylejmani është rikthyer te Kosova pas pesë viteve.

Sulmuesi i rrezikshëm gjilanas kishte një rënie në karrierën e tij, por në asnjë moment nuk u dorëzua dhe u rikhtye përsëri në nivele të larta.

25-vjeçari shkoi deri në Regionalliga të Gjermanisë, por falë formës së jashtëzakonshme ka arritur që verën e vitit të kaluar të rikthehet në Bundesliga 2 te Hannover 96.

Sylejmani tani ka marrë ftesë nga Kosova, ku do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj San Marinos dhe Maltës.

Ai ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Facebook për rikthimin te Kosova, duke thënë se është i lumtur.

“Ndjenjë që më kishte munguar. I lumtur me rikthimin”, ka shkruar Sylejmani.

Gjilanasi ka luajtur edhe për Kosovën U21 duke shfaqur formë të lartë.

Gjithsesi vlen të përmendet se ai vite më parë kishte hequr dorë tërësisht nga nënshtetësia gjermane vetëm e vetëm të luaj për Kosovën.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89